18:52 / E Enjte, 21 Janar 2021 / A. A

PDK ia merr edhe një anëtar AAK-së, kësaj radhe një nënkryetar

Partia Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi që kanë bërë në faqen e tyre në Facebook, kanë treguar se  programit të rimëkëmbjes iu është bashkuar edhe Ramadan Gashi, i cili ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të AAK-së në qendër dhe nënkryetar i degës së Rahovecit.


“Rimëkëmbjes iu bashkua edhe Ramadan Gashi, anëtar i Këshillit Drejtues të AAK-së dhe nënkryetar i degës së kësaj partie në Rahovec.”, ka shkruar PDK, derisa kanë shpërndarë një fotografi ku Ramadan Gashi shihet me kryetarin e PDK-së dhe kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj.

“Kryetari dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj i uroi mirëseardhje z. Gashi duke e konsideruar si një vlerë të shtuar për PDK-në të cilës po i bashkohen në vazhdimësi personalitete politike, shoqërore dhe intelektualë të fushave të ndryshme..”, thotë njoftimi nga PDK.


Tutje, në njoftim shkruan se Ramadan Gashi, si pjesë e politikës dhe si inxhinier ka dhënë kontributin e tij të madh për shtetndërtimin dhe çështjen kombëtare. 


“Ramadan Gashi, si pjesë e politikës dhe si inxhinier ka dhënë kontributin e tij të madh për shtetndërtimin dhe çështjen kombëtare. Kontributin do ta vazhdojë edhe në PDK, si pjesë e programit më të mirë të Rimëkëmbjes! Mirë se erdhe Ramadan! thuhet më tutje.