11:18 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

PDK insiston për rinumërim të votave në Prizren

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci ka deklaruar se kërkojnë nga organet kompetente që të rishikohet vendimi  i marrë në Prizren pas balotazhit të zhvilluar dhe rezultateve të nxjerra edhe nga votat me kusht dhe ato të diasporës.

“Për atë se çfarë ka ndodhur në ditën e diel në Prizren, ju e dini se edhe dega jonë atje dhe ne këtu kemi prezantuar shumë fakte dhe prova ku dëshmohet se është deformuar vullneti i qytetarëve në komunën e Prizrenit. E përsërisim edhe sot se ne do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore dhe jemi prapë sot para jush në mënyrë që të ndjekim vullnetin qytetarë.

Ka pasur raste të shumta të parregullsive, dhe veprime abuzive të VV-së në komunën e Prizrenit dhe që i kemi dëshmuar që disa herë”, ka thënë Stavileci, shkruan Indeksonline.

 

Sipas tij ata të cilët janë përgatitur gjatë gjithë kohës me ideologji të tilla politike si me shantazh, kërcënime , sulm  ndaj zyrtarëve shtetërorë edhe ne rastin e Prizrenit kanë përdorur forma të tilla, duke përmendur kështu ‘trenin bullgar’.

“Edhe ne këtë rast sipas provave kemi të bëjmë me veprime të dyshimta, ku shihen dhe vërtetohen persona që në mënyrë të paligjshme kryen veprime brenda qendrave të votimeve dhe që vërteton atë që ne kemi deklaruar.Edhe qëndrimi i tyre politik që me çdo kusht nuk dëshiron që të rinumërohen votat e rrit edhe më shumë atë që ne e themi se kanë frikë nga ky rinumërim sepse e dinë se çfarë kanë bërë. Pra PDK edhe në të kaluarën ka pasur tendenca dhe kërkesa të tilla nga subjektet politike dhe asnjëherë nuk u ka pasur frikën asnjë rinumërimi, apo rivotimi.Në të kaluarën tonë politike kemi pasur procese të tilla dhe besojmë që këto vetëm e rrisin legjitimitetin e fituesit.Në këtë mënyrë çdo gjë mbetët e kontestuar dhe e kontestueshme.Është në të mirën e Prizrenit dhe të gjithë atyre që duan ta ruajnë këtë proces, të pranojnë diçka të tillë.Ne i ftojmë organet komente edhe ato që mund të bien pre e këtyre rasteve por edhe ato që marrin vendime meritore, në bazë të dëshmive”, ka përfunduar Stavileci./Indeksonline/