11:42 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

PDK-ja e ndarë në Istog, disa me pushtetin, disa me opozitën

Partia Demokratike në Istog nuk është unike. Kjo është parë edhe në mbledhjen e sotme të asamblesë në Kuvendin Komunal të Istogut.

Vendimi për të bërë koalicion me Haki Rugovën ka bërë që antarë të lartë të kësaj partie dhe një asambleist mos të kenë pajtueshmëri me PDK-në.

Asambleisti i PDK-së, Arben Kabashi ka propozuar sot formimin e një komisioni për hetimin dhe inspektimin e parcelave komunale të cilat do të jepen në shfrytëzim.

Propozimi i tij është përkrahur nga opozita, AAK-ja, VV-ja dhe Arif Elshani, por që nuk ka kaluar pasi LDK-ja dhe PDK-ja kanë votuar kundër./Indeksonline/

Temat: