16:02 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

PDK kundër koalicionit me Haki Rugoven

Pas refuzimit që i është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje zgjedhjes së kryesuesit në Istog dhe koalicionit, të njëjtin hap mund ta ndërmarrë edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Njëri nga themeluesit e degës së PDK-së në Istog, Ahmet Ademaj dhe kryetari i rinisë së PDK-së në këtë komunë, Valon Zekaj publikisht janë shprehur kundër koalicionit me LDK-në.

Ata vazhdojnë të jenë në krahun e Gani Dreshajt me të cilin ishin në koalicion edhe në zgjedhjet e fundit.