20:17 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

PDK thërret konferencë të befasishme për media nesër

Partia më e madhe opozitare, PDK përmes një komunikate ka lajmëruar që nesër do të mbaj një konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në ora 11:00, në selinë qendrore të PDK-së, transmetom Indeksonline.

Nuk dihet se cila mund të jetë arsyeja se pse është thirrur kjo konferencë për media nga ana e PDK-së.