20:33 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Peci: Edhe Rusia mund të jetë e përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit

Diplomati kosovar, Lulzim Peci ka theksuar se vrasja e sotme e politikanit serb Oliver Ivanoviq është një lajm i keq për vendin, e sidomos për serbët e Kosovës.

Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “zbardhja e kësaj vrasjeje nga autoritet e sigurisë së Kosovës është jo vetëm detyrë, por edhe domosdoshmëri për një të ardhme më të sigurt dhe të lirë të komunitetit serb në vendin tonë”.

Ai nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e interferimit të rusëve në këtë vrasje.

Postimi i plotë i Pecit:

“Vrasja e Ivanoviqit do te jete nje gur i rende qe do te trazon paqen dhe sigurine ne veri, si dhe perspektiven e pluralizmit politik te serbeve te Kosoves.

Kjo vrasje qe u krye derisa Ivanoviqi ishte ne proces gjyqesor eshte shume simptomatike. Vetem zbulimi i kryeseve dhe urdher-dhenesve te kesaj vrasjeje dhe denimi i tyre mund te krijoj rrethana per besimin e qytetareve te veriut ne shtetin e ligjit dhe jo ne sundimin e bandave dhe terrorit.

Zbardhja e kesaj vrasjeje nga autoritet e sigurise se Kosoves eshte jo vetem detyre, por edhe domosdoshmeri per nje te ardhme me te sigurte dhe te lire te komunitetit serb ne vendin tone.

Me kete rast, Serbia duhet t’i le anash spektaklet dhe te merre pergjegjesine per instalimin e bandave parashteterore ne veri te vendit.

Ketu, nuk mundet te neglizhohet edhe mundesia e interferimit te Rusise ne kete ngjarje. Tentim puci ne Malin e zi eshte ende i fresket, ndersa trazirat e mundshme ne Kosove, askujt nuk i shkojne pershtati, me shume se sa politikes se aq rivalizuese te Kremlinit me Perendimin ne Ballkan” (sic.), ka shkruar Peci.