16:31 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / OSH

Pedri gati të nënshkruaj kontratën e re me Barcelonën

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, pritet të vazhdojë kontratën e re me klubin, transmeton Indeksonline.

Spanjolli ndihet i lumtur tek Barca dhe agjentët e tij kanë filluar bisedimet me klubin për më tepër se një muaj.

Të dyja palët po pajtohen me mënyrën se si diskutimet po zhvillohen dhe marrëveshja e re pritet të kryhet në muajin e ardhshëm.