21:30 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Pedro në Barcelonë për ta zëvendësuar Suarezin ?

Pedro ka luajtur vetëm 11 ndeshje në këtë sezon me skuadrën e Chelsea, kurse Barcelona ka probleme serioze me lëndimin e Suarezit.

Andaj kohëve të fundit është duke u raportuar për një kthim të mundshëm të Pedros në Barcelonë.

Kurse kthimi i tij po shihet si një mundësi mjaftë e mirë për katalunasit, pasi që Pedro është një nga futbollistët që e njeh këtë skuadër.

Pedro ka luajtur për skuadrën e Barcelonës nga viti 2008 deri në 2015 ku ka arritur të fitojë pesë herë titullin e Laligas./Indeksonline/.