22:07 / E Enjte, 25 Janar 2024 / Gj. Sh

Peja e nis me fitore sezonin në ‘BIBL’, mposht skuadrën malazeze

KB Peja e ka nisur me fitore sezonin në Ligën Ballkanike.

Kampioni i Kosovës, në ndeshjen e parë e cila u zhvillua në palestrën ”Karagaçi” në Pejë, mposhti skuadrën malazeze, Lovcen, me rezultat 83-69, shkruan IndeksOnline.
Basketbollisti më i dalluar te peja ishte Sadio Doucoure me 24 pikë të shënuar, i ndihmuar nga Meriton Ismaili me 16 sosh.

Te Lovceni u dallua basketbollisti amerikan, Daniel Hornbuckle me 17 pikë të shënuara./IndeksOnline/