21:30 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

Peja mposht Lipjanin, Prishtina “shkel” Feronikelin

Peja ka arritur të shënojë fitore ndaj Lipjanit me rezultat 96:82 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Te Peja më të dalluarit ishin Jamicheal Morgan me 22 pikë dhe Jordan Martin 20 pikë. Në anën tjetër te Lipjani më i dalluari ishte Demarkus Stuckey me 38 pikë.

Prishtina e ka mposhtur thellë Feronikelin me rezultat 102:69. Më të merituarit për triumfin e Prishtinës ishin Dardan Berisha me 26 dhe Jonathan Wade me 24 pikë.

Në anën tjetër te Feronikeli me i dalluari ishte Tyrone Garland me 24 pikë./Indeksonline/