10:53 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pejani kultivonte bimë të hashashit e kokainës në shtëpi, arrestohet nga Policia

Njësia policore ka arrestuar një person në Pejë, më konkretisht në rrugën “Ahmet Gjikolli”. 

Sipas njoftimit, të njëjtit gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i janë gjetur të mbjellur katër bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa, një shishe me lëng që dyshohet të jetë metadon, 46 fara të llojit kanabis sativa dhe dy fishek të armës së zjarrit, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Indeksonline/