13:10 / E Diele, 14 Gusht 2022 / MSH

Pejë: Arrestohen dy të mitur për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 10.08.2022, rreth orës 21:20, nga viktima ёshtё informuar se nё rrugёn “Dervish Rozhaja” ne Pejё, gjatё natёs sё datёs 09.08.2022, persona tё dyshuar i kanё vjedhur dy trotinetë elektrik nё vlerё prej nёntëqind eurosh.

Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datë 13.08.2022, janё identifikuar dhe arrestuar dy persona tё dyshuar (tё mitur), por dyshohet se vjedhjen e kanё kryer se bashku me dy persona tё tjerё tё moshёs madhore tё cilёt gjinden nё arrati.

Trotinetat e sekuestruar nga tё dyshuarit, me kohë do ti kthehen pronarit legjitim.

Kёta persona dyshohet se kanё kryer edhe shtatё vepra tё tjera penale (vjedhje te tritonetave, biçikletave) etj, nё disa lokacione tё ndryshme.

Tё dyshuarit me vendim tё prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 24 orё.