16:42 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pejë: Arrestohet i dënuari me burg për shitje të drogës

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykatat Themelore në Pejë dhe Mitrovicë për veprat penale blerje, posedim, shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe të substancave psikotropike dhe analoge, dhe vjedhje.

Njësitet relevante të Stacionit Policor Pejë, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin F.R. (1985), m/k/sh, i dënuar me dy vjet e pesëmbëdhjetë ditë burg.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për vuajtje të dënimit.