09:56 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Pejë, personi gjen rreth 200 fishekë në oborr

Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në kopshtin e tij, kishte hasur në një fuçi me 138 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe tre karikatorë të AK- 47.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Vitomiricë të Pejës, në ora 13:30, njofton sot Policia e Kosovës.

Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësitë për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e municionit në mënyrë të sigurt.

Temat: