09:43 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pëlcet gypi i ujit prapa Teatrit, vërshohet rruga nga mbrëmë

Mbrëmë vonë në lagjen “Mustafë Kruja” në kryeqytet ka pëlcitur një gyp i ujit të pijshëm, duke vërshuar tërë rrugën.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar video të realizuara mbrëmë dhe sot në mëngjes, ku shihet uji duke qarkulluar nëpër rrugë.

Ata kanë thënë se pavarësisht se i kanë lajmëruar organet kompetente që të shkojnë në vend për të parë gjendjen, një gjë e tillë nuk ka ndodh.

“Kjo video është mbrëmë vonë, ku ka pëlcit një gyp i ujit të pijes, i cili po vazhdon të rrjedh edhe sot pa u ndal, e vec edhe më shumë. Nuk ka ardhur asnjë ekip me e rregullu, kurse mbrëmë na kanë thënë që nuk punojnë natën”, ka thënë njëri nga banorët.

Më poshtë pamje nga kjo lagje. /Indeksonline/