15:52 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Prishja e gypave në Fushë Kosovë, që një javë derdhet uji i pijshëm pa ndal (Video)

Në fshatin Mirati e Poshtme të Komunës së Fushë Kosovës ka një javë që është prishur një gyp i ujësjellësit.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar një video, duke thënë se që një javë është duke u derdhur uji i pijshëm gjatë gjithë kohës dhe ende nuk është ndërmarr asgjë.

Sipas tij, banorët e kanë lajmëruar disa herë prishjen në qendrën e thirrjeve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina, por, sipas tyre, ende nuk është bërë asgjë për rregullimi e saj.

Po ashtu, ata thonë se kanë njoftuar edhe komuna e Fushë Kosovës , por askush nuk ka dalë në vendin e ngjarjes./Indeksonline/