12:54 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pelegrinët serbë nuk vijnë sot në Kosovë

Sot në qytetin e Gjakovës dhjetëra qytetarë kanë protestuar kundër ardhjes së pelegrinëve serb për vizitë në Kosovës.

Por, protesta e cila përfundoi e qetë, rezultoi edhe me sukses, pasi vizita e paralajmëruar nuk do të realizohet.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline komandanti i policisë në Gjakovës, Krist Gjokja.

“Ju informoj se pelegrinët nuk do vijnë sot në Gjakovë”, tha shkurt Gjokaj, duke mos përmendur ndonjë ditë tjetër kur mund të bëhet vizita.

Kujtojmë se në protestën e sotme pesë persona janë shoqëruar në Polici. /Indeksonline/