75 Mall Live Search
19:42 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pema 500 vjeçare në këtë fshat të Kosovës, vizitohet nga turistët

Është ndër pemët e rralla që mund të jetojë kaq gjatë. Madje thuhet se vetëm dy apo tri të tilla kaq të vjetra mund t’i gjesh në gjithë botën.

Bëhet fjalë për pemën, afro 500 vjeçare që i takon familjes së manit, e cila gjendet në fshatin Mazgit të Komunës së Obiliqit, për të cilën thuren legjenda të ndryshme.

Për këtë pemë, madje po vijnë turistë nga Turqia për ta parë atë.

“Unë kam dëgjuar shumë legjenda për këtë pemë, e kam pasë ëndërr që nga fëmijëria ta vizitoj këtë pemë dhe sot që jam nën hijen e saj po ndihem shumë i lumtur”, shprehet Yildrim Boykuktel, turist nga Turqia.

Po mendohet se kjo pemë i takon shekullit XVII dhe me frytet e saj janë shërbyer i gjithë fshati.

Ciceroni Muhamer Hasani thotë se për RTV Dukagjinin se për këtë man ka shumë teori dhe shumë legjenda, por sipas tij ekspertet nga Turqia kanë konstatuar se ai është i vjetër 500 vjet.

“Ky man besohet se është i vjetër 400-500 vjet i vjetër, më herët është menduar se mund t’i ketë edhe 600 vite por një ekip nga Turqia në vitin 2011 e kanë bërë prezervimin e pemës dhe kanë ardhur në një konkludim se është i vjetër 500 vjet”, shprehet Hasani.