09:15 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Penalltitë! Marcus Rashford tregon se kush e mësoi t’i fitonte ato

Rekordi i penalltive te Manchester Unitedi vazhdon të jetë temë diskutimi mes tifozëve.

Për këtë temë ka folur edhe sulmuesi anglez, Marcus Rashford. Madje, ky i fundit ka treguar edhe njeriun që i mësoi ata të fitojnë penalltitë, transmeton Indeksonline.

Edhe pse këtë sezon nuk ka marrë asnjë penallti përsipër, për shkak të ardhjes së Bruno Fernandes, Rashford tregon se Jose Mourinho e mësoi atë të jetë më i vëmendshëm në zonën e 16-metërishit.

“Kemi pasur shumë raste ku ndoshta do duhej të merrnim penallti. Më kujtohet me Jose Mourinhon në një ndeshje, kisha 2 apo 3 raste ku unë duhej të kisha një penallti. Jose Mourinho pas ndeshjes më tha se; ‘Nëse dëshiroja një të tillë, duhet të isha më i zgjuar në zonë’. Pas kësaj ne filluam të merrnim më shumë 11-metërsh.”, ka thënë sulmuesi i Kombëtares angleze.

Penalltitë janë bërë temë diskutimi në Angli, madje këtë e ka komentuar edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

“Manchester Unitedi ka fituar penallti më shumë se Liverpooli në dy sezone”, ishin kritikat e trajnerit gjerman.

Manchester Unitedi këtë sezon e ka filluar shumë mirë, duke kryesuar kështu edhe tabelën e Premierligës./IndeksOnline/