23:46 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Penalltitë vendosin ndeshjen Chelsea – Norwich

Chelsea ka kaluar në rundin e katërt të Fa Cup.

Skuadra e Contes ka mposhtur Norwich Cityn në ndeshjen e xhiros së tretë të Fa Cup pas penalltive me rezultat të përgjithshëm 5-3.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, shkruan indeksonline.

Golin për Chelsean e shënoi Batshuayi në minutën e 55-të ndërsa barazoi Jamal Lewis në minutën e 90-të.

Minutat shtesë nuk dhuruan gola përveç dy kartonëve të kuq. Alvaro Morata dhe Pedro u larguan nga loja në minutat e fundit të ndeshjes. /IndeksOnline/