16:21 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pensionistja sfidon moshën, vallëzon në tub edhe pse i ka 67 vjet [Video]

Greta Pontarelli nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, mahnitë me lëvizjet e saj në tub, të cilat është vështirë të realizohen edhe nga gra që kanë gjysmën e moshës së saj.

Meqenëse rrezikohet nga osteoporoza, një sëmundje që dëmton eshtrat të cilën e kanë të gjithë familjarët e saj, ajo filloi në moshën 59-vjeçare të merrej me këtë lloj vallëzimi.

Megjithëse filloi vetëm që të ketë aktivitet fizik, për të qenë në formë, shkathtësitë e saj shtoheshin dhe i pëlqente çdo ditë e më shumë.

“Fillimi ishte shumë i vështirë, më vonë mu bë si lojë dhe tani jam më e shëndetshme se kurrë më parë. Nuk ka arsyetim, stërvitjet mund të fillojnë në çdo moshë”, ka thënë Pontarelli.

Për 67-vjeçaren, koha stresuese që ka kaluar në punë para kompjuterit, mbetet një histori e hidhur, ndërsa kërkon nga të gjithë që të bëjnë së paku dy orë ushtrime në ditë.