13:30 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pensionohet boksieri me famë botërore, ai që na e kishte rrahur kosovarin

David Haye ka njoftuar pensionimin nga boksi pas disfatës së muajit të kaluar nga Tony Bellew. 37-vjeçari ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij 32-vjeçare pas humbjes së pestë, e dyta e njëpasnjëshme nga Bellew.

Haye njihet si një nga boksierët më të mirë të dekadës së kluar. Në nëntor të vitit 2009 ai kishte marrë titullin në WBA pas fitores ndaj shtatëgjatit Valuev në Gjermani.

Haye njihet edhe për kritikat e tij ndaj Klitschkos dhe përleshjen në konferencë më Chisoran.

Haye u kthye në janar 2016 pas një lëndimi që kishte, por që nuk arriti më të ngjitej në maje. Ai e kishte rrahur edhe boksierin kosovar, Arnold Gjergjaj./Indeksonline/