19:37 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Pensionohet futbollisti që fitoi tri Liga të Kampionëve

Ish-portieri i Barcelonës, Victor Valdes, është tërhequr nga futbolli dhe njëkohësisht ka fshirë të gjitha llogaritë e tij të mediave sociale.

Valdes, 35 vjeç, ka qenë pa një klub që kur la Middlesbrough majin e kaluar.

Dhe pavarësisht se kishte oferta në tavolinë për të vazhduar karrierën e tij, në Ditën e Vitit të Ri, ai me ironi iu drejtua mediave sociale për të njoftuar se po i varte dorezat e tij.

Ai postoi një fotografi të një rruge të shoqëruar me titullin: “faleminderit për gjithçka”.

Valdes fitoi shumë tituj me Barcelonën, në mesin e tyre edhe tri Champions League. /IndeksOnline/