08:22 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pensionohet ish-sulmuesi i njohur i Premierligës (Foto)

Ish-sulmuesi i njohur i Premier Ligës Angelze, Kenwyne Jones është pensionuar nga futbolli profesionist.

33-vjecari i ka dhënë fund aventurës së tij në futboll, pasi mbylli sezonin me klubin nga Amerika, Atalanta, transmeton IndeksOnline.

Lajmi u bë i ditur nga vet futbollisti dhe klubi amerikan, të cilët ia ofruan kontratën e re për vitin 2018, por ai e refuzoi.

“Futbolli ka qenë i mrekullueshëm për mua, falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar në këtë rrugë, i vlerësoj të gjithë, por ky është viti im i fundit në këtë sport”, ka thënë Jones.

Sulmuesi nga Tirinidad and Tobago, u bë i njohur gjatë kohës sa ishte në Southampton ku bëri afro 75 paraqitje dhe shënoi 20 gola. Ai më pas luajti edhe për klubet si Sheffield Wednesday (7 paraqitje – 7 gola), Stoke City (102 paraqitje – 22 gola), Sunderland (94 paraqijte – 26 gola), Cardiff (64 paraqitje – 17 gola), Bournemouth, Al Jazira dhe Central./IndeksOnline/