16:48 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pensionohet kapiteni i Prishtinës Armend Dallku

Klubi i FC Prishtinës përmes një postimi në facebook, e njoftoi pensionimin e kapitenit të tyre, Armend Dallkut.

Dallku është ndër 10 futbollistët me më së shumti paraqitje për këtë skuadër.

Ai ka pasur në karrierë mbi 535 ndeshje zyrtare, 151 ndeshje me fanellën e Prishtinës (2002-2004 dhe 2016-2009 me 5 gola, 3 prej tyre në Evropë dhe 8 asistime, të gjitha në tre vitet e fundit), 1 Kupë, 1 Superkupë dhe një stinor vjeshtor të titullit të kampionit më 2003/04 kur ishte transferuar në Shqipëri (Elbasani, 23 ndeshje, Shqipëria U21 – 5 ndeshje) pastaj kulmin e karrierës e kishte arritur me Vorskla e Ukrainës (292 ndeshje, kapiten skuadre) dhe Kombëtaren e Shqipërisë (64 ndeshje – 1 gol).

Klubi e falenderoi Dallkun për kontributin e tij, por treguan se bashkëpunimi me Armendin do të vazhdoj edhe më tej./Indeksonline/.