15:46 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / L K

Pensionohet portieri legjendar spanjoll

Diego López ka njoftuar se po tërhiqet nga futbolli profesionist në moshën 42 vjeçare.

“Kam luajtur pak në Rayo dhe ishte koha për të thënë lamtumirë dhe për të bërë gjëra të tjera që doja shumë t’i bëja pas kaq shumë vitesh si profesionist” ka thënë Lopez.

Gjatë 18 viteve që ka qenë në elitë, Diego López ka kaluar dy herë në radhët e Real Madridit , Villarreal , Sevilla , Milan , Espanyol dhe Rayo Vallecano.

Ish-kapiteni i Espanyolit mund të rikthehet së shpejti në fushat e lojës, por si trajner. Këtë e ka thënë në mesazhin lamtumirës të tij./Indeksonline/