15:22 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pensionohet portieri që eliminoi Spanjën nga Kampionati Botëror

Portieri i Rusisë, Igor Akinfeev ka njoftuar se është pensionuar nga Kombëtarja.

32 vjeçari nu do të jetë më pjesë e Rusisë për Ligën e Kombeve dhe ndeshjeve tjera pas saj, shkruan indeksonline.

“Unë do të doja të falënderoj miliona tifozë rusë që na dhanë mbështetje të madhe në të gjitha qytetet e vendit”, ka thënë Akinfeev në njoftim

Ai u bë i famshëm sidomos pas pritjes së penalltisë së Aspas në Kupën e Botës ku eliminua Spanja.

Akinfeev është pjesë e skuadrës së njohur ruse, CSKA Moska. /IndeksOnline/