75 Mall Live Search
17:17 / E Mërkurë, 15 Prill 2026 / G T

Pensionohet Shelvey, bëhet trajner i një klubi

Mesfushori anglez, Jonjo Shelvey ka njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist, duke i dhënë fund një karriere të gjatë dhe të pasur në nivelet më të larta të lojës.

Menjëherë pas këtij vendimi, Shelvey është emëruar trajner i skuadrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabian Falcons, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij në stol, shkruan Indeksonline

I njohur për vizionin në fushë dhe aftësinë në organizimin e lojës, Shelvey ka lënë gjurmë në disa klube të njohura gjatë karrierës së tij, duke fituar respektin e tifozëve dhe kolegëve.

Ai luajti te Liverpooli dhe te Newcastle Unitedi në Premier League./Indeksonline/