13:32 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / A. A

“Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në histori të futbollit”

Manchester City sivjet kërkon triumfin në tre fronte.

Pasi fitoi Kupën e Ligës, Manchester City është afër që të shpallet kampion në Premier Ligë.

‘Citizens’ sivjet janë të fokusuar edhe në Ligën e Kampionëve, ku sonte ballafaqohen me Paris Saint Germainin në gjysmëfinale.

Mbrojtësi Joao Cancelo, para kësaj sfide të rëndëishme ka pasur lëvdata për trajnerin Pep Guardiola, duke e përshkruar atë si një prej trajnerëve më të mirë në histori.

“Sipas mendimit tim, Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në histori të futbollit. Ai ndihmon futbollistët që të arrijnë nivel më të lartë. Jo vetëm mua por të gjithë lojtarët. Ai jo që e bën punën më të lehtë për mua por edhe për të tjerët” deklaroi Cancelo.

/Indeksonline/