09:27 / E Premte, 26 Janar 2024 / Gj. Sh

Pep Guardiola për largimin e Kalvin Phillips: Shpresoj që më bën ta kuptoj se bëra gabim

Mefsushori i Kombëtares së Anglisë, Kalvin Phillips është larguar nga Manchester City dhe në formë huazimi ka nënshkruar me West Ham United.

Në konferencë për media para ndeshjes ndaj Tottenham Hotspur në FA Cup, Pep Guardiola foli edhe për largimin e mefsushorit anglez, shkruan Indeksonline

Ai tha se bëri mirë që largoi futbollistin e tij dhe shpreson që duke luajtur më shumë minuta, ta bindë atë që bëri gabim për këtë vendim.

“Pse jo? Duhet të luash më shumë dhe unë mund ta kuptoj se kam bërë gabim”.

“Ai na ndihmoi në çdo seancë stërvitore dhe në ato ndeshje që luajti. Është djalë i shkëlqyer, dhe gjithmonë një profesionist i vërtetë”, tha Pep Guardiola

Mesfushori 28-vjeçar ka kontratë me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2028, prandaj kalimi te “The Hammers” është vetëm në formë huazimi dhe pa të drejt blerje në fund të sezonit./Indeksonline/