75 Mall Live Search
20:25 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pep Guardiola tregon se cilat skuadra janë për titull në Premierligë

Pep Guardiola ka deklaruar sot se janë pesë skuadra këtë edicion që e ndjekun titullin në Premierligën Angleze.

Trajneri spanjoll ka thënë se përveç Cityt, për titull janë edhe Liverpooli, Chelsea, Tottenhami e Arsenali.

“Diferenca mes pesë skuadrave të para është nga dy deri në katër. Kjo tregon se këtë edicion titullin e ndjekin pesë skuadra.

Liverpool, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham Hotspur janë të gjithë kandidatë, bashkë me skuadrën tonë.

Kjo është e bukur edhe për ligën, ka emocione e konkurrencë të madhe” ka thënë Guardiola./Indeksonline/