Për 1 maj pothuajse çdo aktivitet në Kosovë pushon, por futbolli nuk ndalet
Me rastin e ditës së punëtorëve, për 1 maj në Kosovë institucionet shtetërore janë në pushim.
Por futbolli megjithatë nuk ndalet.
Nesër do të zhvillohen gjysmëfinalet kthyese të Digitalb Kupës së Kosovës.
Në Mitrovicë Trepça 89 e pret Vëllaznimin ndërsa Feronikeli luan me Ballkanin në Drenas.
Në ndeshjet e para Trepça 89 kishte fituar 4-0 në Gjakovë, ndërsa Feronikeli në Therandë 2-1 e mposhti Ballkanin. Këto duele zhvillohen nga ora 15:30. /Indeksonline/