21:44 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Për 1 Maj, Tirana mirëpret këngëtarët më me zë të muzikës

Më 1 maj sheshi “Skënderbej” do të mirëpres këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare, të cilët do të japin një koncert të paharrueshëm për banorët e kryeqytetit.

Artistët dhe detajet rreth koncertit i cili do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë, i zbuloi në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), këshilltari për Media në Bashkinë e Tiranës, Renato Kalemi i cili u shpreh se “ Teksa votimi për cilin nga 4 yjet ndërkombëtarë të muzikës që do të donit të vinte në Tiranë vijon, në 1 Maj, sheshi “Skënderbej” pret artistët më të mirë vendas.

Mos mungoni nesër sepse do të ketë një super atmosferë me Ledri Vula, Arilena Ara, Yll Limani, Alban K. Ramosaj, Filloreta Raci, Argjentina Ramosaj dhe DJ ALDO.

Koncerti i cili do të zhvillohet ditën e martë në sheshin “Skënderbej” do të fillojë në orën 19:00.