16:51 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Për arrestimin e pjesëtarit serb të FSK-së, reagon edhe Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli e ka quajtur të papranushëm arrestimin e pjesëtarit të FSK-së nga policia serbe.

Pacolli përmes një shkrimi në facebook ka thënë se sjellja e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës të komunitetit serb ka për qëllim ngjalljen e frikës dhe shtimin e presionit për mos integrim në jetën institucionale e shoqërore, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

I papranueshem arrestimi i shtetasit te Kosoves Milosh Shoshiq i cili eshte njeherish edhe pjestar i Forcave te Sigurise se Kosoves. Kjo sjellje e Serbise ndaj qytetareve te Kosoves te komunitetit Serb ka per qellim ngjalljen e frikes dhe shtimit te presionit per mos integrim ne jeten institucionale dhe shoqerore te Kosoves.
Do te veprojme ne bashkepunim me partneret tane dhe do protestojme tek Bashkimi Evropian si lehtesues I Dialogut per te ndermarre veprime te nevojshme qe te ndalin sjelljen anti-Evropiane te Serbise. Komuniteti Serb ne Kosove eshte pjese e shoqerise dhe jetes institucionale dhe jemi krenar me djemte dhe vajzat e te gjitha komuniteteve qe sherbejne ne FSK, Polici dhe sferat e tjera institucionale.
Asnje presion I tille si ky nuk do te na ndalin te punojme per nje jete me te mire per te gjithe ne Kosove.
Fatkeqesisht rasti i fundit tregon se Serbia nuk eshte e interesuar per mirqenien e Serbeve ne Kosove por per instrumentalizimin e tyre politik.