75 Mall Live Search
20:11 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Për dy muaj, tetë aksidente me të vdekur – vetura i merr jetën edhe një 11-vjeçareje

Në muajin janar e deri më 20 shkurt sipas policisë në mesin e shumë aksidenteve ndodhen edhe tetë të tilla me pasojë vdekjen.

Në mesin e këtyre rasteve është edhe ai i vajzës 11 vjeçe, Erëza Berisha nga Gjilani. Ajo ishte duke ecur kur u godit nga një veturë në lëvizje.

Policia konfirmoi rastin derisa tha se shkak i aksidentit ishte mospërshtatja e shpejtësisë nga drejtuesi i automjetit.

Rasti është dërguar në prokurori dhe të dyshuarit i është caktuar 1 muaj paraburgim. Erëza, fëmija i vetëm në familje duhej të festonte sot ditëlindjen e 11’të.

Ndërkohë në nivel vendi në muajin janar e shkurt kanë ndodhur tetë aksidente me pasojë vdekjen.