14:01 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Për herë të parë do të gjykohen “dhunuesit” e futbollit

Dhuna dhe dukuritë negative në ndeshjet sportive nuk do të kenë më vend, ose më saktësisht do të dënohen ata që shkaktojnë dhunë.

Pas më shumë se dy vitesh, ligji për parandalimin e dhunës në sport do të gjejë zbatim.

Tifozët e Dritës hedhin fishekzjarre në ndeshjen e Superkupës së Kosovës

Burime të sigurta brenda FFK-së bëjnë të ditur që do të ketë gjykim për ata që prishen rendin në ndeshjen e Superkupës së Kosovës në mes të Dritës dhe Prishtinës që u zhvillua me 13 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas përfundimit të ndeshjes, 12 tifoz të Dritës u arrestuan për këtë rast, shkruan Indeksonline.

Arrestimi i atyre që hodhën fishekzjarre

Me 2 prill në orën 9:00 në Gjykatën Themelore të Gjilanit do të mbahet seanca gjyqësore ndaj atyre që hodhën fishekzjarre dhe gjëra të forta në fushë.

Policia arreston ata që hodhën fishekzjarre

Këtë ndeshje e fitoi Drita derisa u shty licencimi i stadiumit që sapo ishte rinovuar i Prishtinës, ku më pas do të mbante emrin e legjendës, Fadil Vokrri.

“Intelektualët”

Futja e fishekzjarrëve në stadium ende nuk dihet si u realizua pasi kontrollet para ndeshjes ishin të rrepta. /IndeksOnline/

Të arrestuarit pas ndeshjes