Për herë të parë, në Hawai ndizen sirenat e sulmit bërthamor (Video)
Shteti amerikan i Hawait ka ndezur sot sirenat si paralajmërim i një sulmi bërthamor. Ky shtet llogaritet të jetë vendi i parë i Amerikës veriore që në rast mund të goditet nga raketat e Koresë Veriore, raporton BBC, transmeton Indeksonline.
Hawai ka testuar sirenat paralajmëruese bërthamore për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Rifillimi i testeve mujore vjen në mes të një kërcënimi në rritje nga programi i raketave dhe programit bërthamor të Koresë së Veriut.
Pyongyang ka testuar një sërë raketash balistike dhe në shtator ka kryer testin e gjashtë të tij bërthamor./Indeksonline/