17:58 / E Diele, 16 Maj 2021 / C E

Për herë të parë në histori, Prishtina në paraeliminatore të Ligës së Kampionëve

Prishtina është shpallur kampion i Superligës së Kosovës pasi ka siguruar vendin e parë në tabelë një javë para fundit.

Për herë të parë në histori, skuadra nga kryeqyteti i Kosovës do të luaj në paraeliminatore të Ligës së Kampionëve.

Turneu do të mbahet në Ishujt Faroe nga 22 deri më 25 qershor ku marrin pjesë katër skuadra.

Shorti i gjysmëfinaleve do të hedhet me 18 qershor.

Një nga katër skuadrat e këtij rundi do të kaloj në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/