Për herë të parë në Spanjë, Ricardo Rodriguez bëhet me skuadër të re

Ricardo Rodriguez pritet të bëhet me klub të ri.
Mbrojtësi i majtë zviceran, për herë të parë në karrieren e tij do të luaj në kampionatin spanjoll, pasi është afer transferimit të Real Betis, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, 31 vjeçari do të udhëtojë të hënën për testet mjekësore.
Ai do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Rodriguez në dy vitet e fundit ishte pjesë e skuadrës italiane, Torino, ndërsaka veshur edhe fanellen e Milanit, PSV, Wolfsburg e Zurich./IndeksOnline/