11:18 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

“Për inati të resë, më vdektë djali”, fjalimi ‘emocionues’ i Islam Pacollit

Deputeti nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli pati sot një kërkesë për kolegët e tij në Kuvendin e Kosovës.

Pacolli ka kërkuar që të gjitha partitë të bëhen bashkë, e të mos veprojnë për inate politike.

Deputeti i AKR-së, Pacolli madje ka përdorur edhe një fjalë të urtë.

“Të bëjmë unifikimin dhe të dalim nga ky kolaps dhe kjo çështje që neve nuk po na bënë dner. Edhe pozita edhe opozita është përgjegjëse për dështimin e Kosovës. Prandaj nëse dikush dështon kemi me dështu të gjithë”, tha fillimisht Pacolli.

“Ose sot ose kurrë duhet të jemi unik, mos t’ia bëjmë si ajo fjala për inati të resë më vdektë edhe djali”, theksoi ai.

Në Kuvend pritet të diskutohet edhe buxheti për vitin e ardhshëm.