08:21 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Për ju që e festoni 28 Nëntorin në Shqipëri, ja moti atje

Pas nje dite me shi, e sotme ka zbardhur e ftohte, po pa reshje. Meteoalb parashikon qe e marta do te jete pergjithesisht nje dite me mot te kthjellet. Sa per veshjen, merrni masa, pasi temperaturat kane shenuar ulje.

Parashikimi sipas Meteoalb

E marta, sjell mot kryesisht te kthjellet me vranesira kalimtare ne te gjithe vendin, me te dukshme vranesirat paraqiten ne zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit kane pesuar nje renie te lehte mengjesin e djeshem ne te gjithe vendin, me e ndjeshme ne zonat malore ndersa mesdita ka shenuar renie me 4 – 5°C te vlerave termike ne territor, ku maksimumi ka shenuar 15.5°C në Jugperëndim.

E marta, sjell një tjetër rënie në mengjes por vetëm rënie të lehtë sjell mesdita në zonat Jugore duke bërë që ekstremumet termike të luhaten nga -4°C në 13 – 14°C.