14:16 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Për ju që s’keni udhëtuar në Ishujt Faroe, ja ku mund ta ndiqni ndeshjen e sontme

Kombëtarja e Kosovës synon sonte fitoren e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin e tretë, Liga 4, Kosova do ta ketë përballë Kombëtaren e Ishujve Faroe.

Ndeshja do të zhvillohet në Torshavn me fillim nga ora, 18:00, transmeton IndeksOnline.

Dhe tashmë janë bërë të ditur edhe kanalet televizive ku mund ta ndiqni ndeshjen e sontme.

RTK1, SuperSport 3, SuperSport Kosova 1, DAZN, SportKlub 6 beIN Sports 5 janë kanalet, ku mund ta ndiqni ndeshjen e sotme.

Përndryshe, Kosova është lidere në grupin e vet me 7 pikë të grumbulluara – 2 fitore dhe 1 barazim./IndeksOnline/