13:14 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Për këto gra koha u ndal 20 vjet më parë

Dominique Sachse, 51 vjeçare

Prezantuesja amerikane Dominique Sachse ka prodhuar disa spektakle televizive, ka fituar dy çmime Emmy, ka krijuar Health Fitness Revolution dhe është bërë një blogere shumë e njohur.

51 vjeçarja mendon që për ta pasë një lëkurë rinore dhe të shëndetshme duhet të konsumohet ushqim i shëndetshëm dhe  të merremi me sportin.

Por, sipas saj, gjëja kryesore është ta kuptosh se je e mrekullueshme.

Lure Hsu, 43 vjeçare

43 vjeçarja Lure Hsu, një dizajnere nga Taiwan, e ka pushtuar Instagramin me pamjen e saj si tinejxhere.

Hsu nuk e konsumon mishin derisa i pëlqen perimet dhe frutat. Ajo e pëlqen shumë sportin dhe asnjëherë nuk del jashtë pa vendosur krem mbrojtës kundër diellit.

Ajo rekomandon që kremat hidratuese të zgjidhen me kujdes për t’i parandaluar rrudhat.

Marina De’Boshir, 54 vjeçare

Marina është 50 vjeçare, por duket mrekullueshëm. Ajo e pranon se i kushton shumë kohë përkujdesjes për veten – rezultatet pa dyshim se ia vlejnë.

Cili është sekreti i rinisë së saj? Pa dyshim se regjimi i saj ushqimor luan një rol të rëndësishëm.

Marina ka thënë se ushtrimet që ajo i bën për fytyrën e ndihmojnë atë jashtëzakonisht shumë.

Carelia Morán, 48 vjeçare

Carelia Moran është një blogere e re, por revistat e famshme si “Elle” dhe “Marie Claire Spain” janë tashmë të interesuara për të.

Ajo punon, merret shumë me sport, e shëtit qenin e saj dhe e ka blogun e saj që është diçka që ajo gjithmonë e ka ëndërruar.

Liu Yelin, 50 vjeçare

Ish-bibliotekistja, Liu Yelin nga Kina, ka një stil të shëndetshëm të jetës dhe i pëlqen të notojë.

Ajo duket jashtëzakonisht e re, aq sa për djalin e saj është e vështirë të gjejë një të dashur – pothuajse të gjithë mendojnë se Liu është e dashura e tij dhe jo nëna.

Elizabeth Hurley, 53 vjeçare

Duket mrekullueshëm, por Elizabeth Hurley është 53 vjeçare.

Aktorja, modelja dhe nëna e një djali 17 vjeçari nuk ndjek ndonjë dietë strikte, por e ndjek një dietë ta balancuar në konsumimin e mishit.

Ajo kalon shumë kohë në natyre dhe ushtron çdo ditë.

Angelique Miles, 52 vjeçare

Angelique Miles është 52 vjeçare. Ajo e ka zbuluar CrossFit pas moshës 40 vjeçare, që tash është hobi i saj i preferuar.

Ajo punon shumë derisa gjatë kohës së lirë bën ushtrim të ndryshme. Angelique nuk konsumon sheqer dhe produktet e qumështit.

Liz Webster, 51 vjeçare

51 vjeçarja Liz Webster është nënë e tri fëmijëve dhe fituese e medaljes së argjendtë për bodybuilding në vitin 2014.

Ajo ndjek një stil të shëndetshëm të jetës dhe ushtron çdo ditë në palestër.

Liz mendon se sported, një dietë e balancuar, përdorimi i duhur i shtesave ushqimore e bëjnë atë që të duket si 20 vjeçare.