12:33 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Për një ditë, tetë raste të përdorimit të substancave narkotike

Përdorimi i substancave narkotike në Kosovë vazhdon të mbetët në nivel të lartë.

Mëgjithatë, Policia e Kosovës disa prej këtyre rasteve po arrinë të parandalojë.

Në raportin për 24 orë, Policia ka bërë të ditur 8 raste që kanë ndodhur nëpër komuna të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Në shumicën prej tyre është konfiskuar substancë narkotike ‘Marihuanë’, ndërsa tetë përsona janë arrestuar.

Shikoni më poshtë këto raste.

Rr.”Fehmi Lladrovci”,Prishtinë 23.08.2018-23:23. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit tek ta është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të Prokurorit, janë liruar, kurse rasti mbetet nën hetime

Rr. “Vicianum”, Prishtinë 24.08.2018-14:00. Raportohet se tek i dyshuari mashkull Shqiptar /shtetas i Anglisë, është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë të dyshuar narkotike me peshë prej03.gr. Nuk raportohet për të arrestuar.

Rr. e “UÇK-së” , Prishtinë, 25.08.2018-01:00. Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit tek i dyshuari mashkull K/Shqiptar, në trup i janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit “SPEED”, me peshë 0.5 gram. Pas arrestimit dhe intervistimit me vendim të Prokurorit, i dyshuari është liruar, kurse  rasti mbetet nën hetime.

Gjilan 24.08.2018-18.00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K /Shqiptar me nënshtetasi Austriake, të cilin gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia në trup i është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Kokain”, në peshë 0.4gr. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet nga Policia.

”Agim Bajrami’’, Kaçanik 24.08.2018-23.50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K /Shqiptar, të cilin gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia, në veturën e tije me tabela vendore i është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”, në peshë 1.6 gr. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet nga Policia.

Prizren 24.08.22018-15:00. Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, tek e cila gjatë legjitimimit dhe kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancave narkotike e llojit “Marihuanë”. Pas intervistimit me vendim të Prokurorit, e dyshuara lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet nga Polica.

Rr ” Petrit Bytyqi”, Prizren 24.08.2018-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, të cilit në shtëpinë e tije i janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘Marihuanë”, në peshë 3.08gr.I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet, kurse rasti mbetet nën hetime.

Fsh. Balincë, Malishevë 24.08.2019-11:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, tek i njëjti gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia, në trup i është gjetur dhe konfiskuar sasi e vogël e substancave narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë 0,76gr. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të Prokurorit, lirohet, kurse rasti mbetet nën hetime./Indeksonline/