07:55 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Për shkak të nxehtit, hapen 300 ‘dhoma të ftohta’

Shërbimi social për mbrojtjen e banorëve të Moskës ka hapur më shumë se 300 ‘dhoma të ftohta’ në të gjithë distriktet.

Secila hapësirë e tillë mund të pranojë 100 mijë njerëz në muaj.

Në ‘dhomat e ftohta’ janë siguruar kushte komode për pushim dhe rekreacion dhe janë të rregulluara me klimë dhe ujë, bëhet e ditur nga ky shërbim.

Vizitorët e këtyre hapësirave mund të kenë përkujdesje nga punëtorët shëndetësore në rast nevojë, ndërsa në ‘dhomat e ftohta’ mund të shikojnë televizorin, lexojnë libra apo edhe të luajnë.

“Dhomat e ftohta” për herë të parë janë hapur në Moskë në verën e vitit 2010, kur  kishte mbretëruar një nxehtësi e pazakonshme për këtë qytet.