14:24 / E Premte, 29 Janar 2021 / OSH

“Për të gjithë ju që komentoni virgjërinë time…”, Sindi e “Për’Puthen” çudit me deklaratën e fundit

Konkurrentja e “Për’Puthen”, Sindi Loci qe në vëmendje të të gjithë publikut që në hyrje për virgjërinë e saj.

22-vjeçarja kaloi një periudhë të keqe pas bullizimit se ishte e virgjër, ndryshe nga vajzat në emision.

Por tashmë  duket se gjërat kanë ndryshuar dhe në postimin e fundit që bëri në faqen e saj në Instagram, ku tregoi se tashmë është më e fortë se kurrë dhe se nuk ndikohet nga komentet e askujt.

“Kam një super lajm për të gjithë ju!!! E mbani mend atë Sindin që hyri në fillim dhe vriste mendjen përse e gjithë Shqipëria dhe konkurrentët e bullizonin për faktin që nuk kishte pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale me dikë më përpara? Eh, ajo Sindi nuk është më… Vazhdoni komentoni, dërgoni mesazhe negative se nuk më intereson aspak… Vazhdoni mbushni emisionin- faqen tuaj, duke përmendur emrin tim, sepse aq jetë keni dhe doni të përfitoni sadopak nga imazhi im. Unë KURRË nuk do të ndryshoj për askënd dhe çfarëdo qoftë opinioni im, do ta them me ZË TË LARTË, se përderisa jam ulur në atë karrige, e meritoj ta them opinionin tim përpara një Shqipërie dhe jo duke urryer nëpër komente dhe duke i bërtitur televizorit… Për të gjithë ju që vazhdoni kaq dëshpërimisht të komentoni zërin dhe virgjërinë time… Ndërrojeni stacionin se nuk po ju dëgjon askush, po flisni pafund edhe po i shtoni hormonet e këqija vetes suaj… se unë nuk kam si i çliroj, po ju e keni zgjidhjen. Prandaj, MIRUPAFSHIM dhe FALEMINDERIT për vëmendjen që më jepni gjithmonë… Tani kjo virgjëria do shkojë të punojë për të ngjitur shkallët e suksesit, ndërkohë ju qëndroni në baltën tuaj”, shkroi Sindi.