11:21 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / B O

Përafrimi i Kosovës në BE, ministri Krasniqi merr mbështetje në BE

Në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyeshme midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë u zhvillua pranë Senatit Italian takimi midis Sekretares e Komisionit për Bilancin zj. Donatella Conzatti, Zëvenëspresidentes së Komisionit të Jashtëm zj. Laura Gravini dhe Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, i shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali znj. Lendita Haxhitasim.

Përgjatë këtij takimi u diskutuan tema me interes të ndërsjellt për të cilat parlamenti Italian mund të zhvilloj një rol të rëndësishëm në mbështetje të çështjeve si kandidimi i Republikës së Kosovës në anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës, liberalizimi i vizave si dhe konsolidimi i kontekstit socio-ekonomik më fokus përthithjen e investimeve.

Ministri Krasniqi theksoi gadishmërinë për të mbështetur shoqëritë italiane të cilat planifikojnë të investojnë në tregun e Kosovës i cili ofron fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar.

Në anën tjetër zj. Conzatti, theksoi se Italia e mbështet rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt BE-së, ashtu si dhe drejt Këshillit të Evropës, pasi Kosova po dëshmon se është në rrugën e duhur drejt reformave, zhvillimit dhe promovimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Kjo duhet të jetë një arsye e mirë për të shtyrë institucionet politike, ekonomike dhe kulturore për të krijuar mundësi të reja për të shkëmbyer përvojat në mes të dy vendeve të cilat jetojnë në simbiozë perfekte.