75 Mall Live Search
10:33 / E Premte, 18 Shkurt 2022 / OSH

Përballja Prishtina-Ballkani zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Sfida e xhiros së 20 në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet FC Prishtinës dhe FC Ballkanit, do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ndeshja Prishtina – Ballkani zhvillohet nga ora 13:30 dhe do të transmetohet direkt në platformën “Art Motion” si dhe “Klan Kosova”.

Prishtina as duelin ndaj Ballkanit sikurse atë ndaj Drenicës në Kupën e Kosovës, nuk do ta zhvillojë në folenë e saj në stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak të punimeve që janë duke u kryer në tapetin e gjelbër.

Prishtina para këtij dueli “stacionohet” në pozitën e pestë me 24 pikë të mbledhura derisa Ballkani ndodhet në vendin e dytë me 36 pikë.