22:21 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Blerim

Përballje shqiptarësh në Zvicër/ Zhegrova mposhtet nga Aliti

Ndeshja mes Basel dhe Zurich sapo ka përfunduar. Tre pikët në këtë përballje i fitoi klubi mysafir, FC Zurich.

Skuadra e Zurich ka fituar derbin e javës ndaj Basel me rezultat 4-1, në xhiron e 15’të të Superligës, shkruan IndeksOnline.

Golat në këtë përballje i shënuan: Comert (autogol), Sobiech, Nathan dhe Marchesano për Zurich, kurse të vetmin për vendasit e shënoi Arthur.

Në këtë përballje luajtën 5 shqiptarë: Edon Zhegrova (Basel), Pajtim Kasami (Basel), Fidal Aliti (Zurich), Blerim Xhemaili (Zurich) dhe Toni Domgjoni (Zurich).

Gjendja e dy skuadrave në tabelë është kështu: Basel në pozitën e 3-të me 23 pikë, kurse Zurich në të 4-ën me 22 pikë./IndeksOnline/