20:13 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Përçarja s’po e ndalon Lushtakun, ja si pritet në Polac (Foto)

Përçarjet brenda partive në vend janë bërë pothuajse të zakonshme.

Një përçarje mjaft e madhe u bë ditëve të fundit edhe në degën e PDK-së në komunën e  Skenderajt.

E gjithë kjo filloj  pasi i pari i kësaj dege, Sami Lushtaku përjashtoi nga partia disa zyrtarë duke përfshirë edhe deputetin, Bekim Haxhiu i njohur ndryshe si Kamishi.

Pavarësisht se gjatë ditës i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, Bekim Haxhiu dhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ishin mbledhur së bashku me shumë miq të tjerë për të festuar ditëlindje, Sami Lushtaku në mbrëmje u prit në odat e banorëve të Polacit, transmeton Indeksonline.

Madje në një njoftim në Facebook thuhet se odat janë të vogla për t’i zënë anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së.

Ky është postimi i plotë:

Mikpritje e jashtëzakonshme për Kryetarin e PDK-së z.Sami Lushtaku në Polacin e kulturës dhe traditës. Odat janë të vogla për t’i zënë anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së.